Në fjalimin e saj vjetor, Presidentja Vjosa Osmani, ka përmendur edhe Liridona Ademajn, 30-vjeçaren me shtetësi suedeze që u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë, vrasjen e të cilës dyshohet se e porositi bashkëshorti i saj, Naim Murseli.
Osmani tha se duhet të forcohet cdo hallkë në institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë, në përballje me këtë fenomen.
“Ta kemi të qartë njëherë e përgjithmonë, dhuna me baza gjinore nuk është thjeshtë një çështje e grave, është test për njerëzimin, e një krizë shoqërore që kërkon angazhimin tonë të palëkundur për ndryshim, angazhimin e të gjithëve, burra e gra. Dhuna në bazë gjinore është një njollë e patolerueshme. Nuk është çështje private, është një turp kolektiv me të cilin duhet të përballemi kokë më kokë. Duhet të forcohet cdo hallkë në institucionet e sigurisë dhe të drejtësisë, në përballje me këtë fenomen”, ka deklaruar Presidentja.