Ardit Nano 33 vjeç dhe Andon Shoshari 20 vjeç janë personat që janë arrestuar për përdhunimin e dy motrave në Berat.
Të rejat 19 dhe 16 vjeç janë përdhunuar që më datë 7 Dhjetor por kanë refuzuar të denoncojnë krimin e rëndë për shkak të frikës.
Bashkëshorti i 19-vjeçares ka bërë kallëzimin në polici pasi ka marrë vesh ngjarjen. Akti i rëndë i seksit me dhunë është konfirmuar nga mjekësia ligjore.