TRONDITET Belgjika/ Goditet 200 herë me thikë infermierja, ish-i i saj nuk pranonte ndarjen!

Një 36-vjeçare është gjetur në një pellg gjaku brenda banesës së saj në Belgjikë, pasi u masakrua me thikë nga ish-partneri i saj.

Infermierja Veronique Nobus raportohet se është goditur mbi 200 herë me thikë nga 41-vjeçari Jurgen M.

Ajo i kishte dhënë fund marrëdhënies me ish-partnerin më shumë se një vit më parë, por duket se Jurgen nuk e kishte pranuar ndarjes.

Mbrëmjen e së dielës, rapotohet se ai e ka pritur në stadiumin e Club Brugge, ku 36-vjeçarja po ndiqte ndeshjen kundër Standardit.

Më vonë atë mbrëmje ai u shfaq përsëri në apartamentin e saj në Heist në mesnatë.

Fqinjët i panë të dy duke u grindur në rrugë dhe rreth orës 2 të mëngjesit dëgjuan një zhurmë të madhe.

Pas vrasjes, Jürgen M. raportohet se ka telefonuar vëllain e tij, i cili ka lajmëruar shërbimet e urgjencës.

41-vjeçari u arrestua nga policia pas krimit makabër. Jürgen M., mësohet se disa javë para vrasjes së Veronique kishte kërkuar të blinte një armë zjarri.

“Ai kishte 3000 euro në xhep për ta blerë”, ka deklaruar një dëshmitar.

Nuk dihen ende arsyet që kanë çuar 41-vjeçarin drejt kryerjes së këtij akti të rëndë dhe çfarë ka ndodhur në banesë natën e krimit.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *