Kurti e VV ‘ndëshkojnë’ qytetet që s’i votuan, 60 për qind të parave të qeverisë i çojnë ku udhëheqin vet

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon edhe këtë vit me trendin e favorizimit të komunave të udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje kur vjen puna të investimet e reja kapitale të nivelit qendror nëpër komuna. Investimet e reja kapitale janë një indikator i qeverisë aktuale në shpërndarjen e investimeve, si dhe tregojnë orientimin e tyre, për dallim nga projektet e vazhduara kapitale që paraqesin buxhetimin nga qeveritë e kaluara.

Në politikën e Kosovës, ka pasur vazhdimisht tendencë që partitë udhëheqëse të qeverisë të favorizojnë deri në një masë komunat ku udhëheq e njëjta parti, ndërsa këtë vit, dallimi është i madh.

Vlera e investimeve kapitale të reja të nivelit qendror të destinuara për projekte specifike në komuna është 21.8 milionë euro. Ngjashëm me vitin e kaluar, edhe këtë vit, sipas të dhënave të Institutit GAP 59.5 për qind janë koncentruar në katër komunat e udhëhequra nga LVV-ja (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime), shkruan Paparaci.com.

Këto komuna përbëjnë 14.5% të sipërfaqes në Kosovë dhe 11.6% të popullsisë. Komuna me vlerën më të lartë të investimeve të reja edhe këtë vit vazhdon të jetë Gjilani, me investime në vlerë prej 6.3 milionë euro, apo rreth 29% të gjithsej investimeve të reja në komuna.

Nëse analizohen këto investime për kokë banori, del se Komuna e Shtimes mban vlerën më të lartë, me 102.15 euro investime për kokë banori. Dy komuna të tjera me vlera të larta janë ajo e Gjilanit dhe e Kamenicës, me 85.69 dhe 80.26 euro investime për kokë banori, respektivisht.

Në anën tjetër, ajo që ka rënë në sy ka të bëjë me faktin se komuna si Skenderaj që udhëhiqen nga Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë marrë fare mbështetje nga qeveria.

GAP ka cituar gjithashtu edhe raportin e Komisionit Evropian për Kosovën që ka nënvizuar shpërndarjen e pabarabartë të fondeve për investime kapitale.

Ky vit nuk është risi sa i përket këtij fenomeni. Edhe vitin e kaluar, qeveria kishte bërë ndarje “si me thikë” kur vjen puna te investimet kapitale nga niveli qendror në komuna.

Edhe aty, prinin dukshëm komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje, me Gjilanin kampione të përfitimit nga pushteti qendror.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *