Idriz Seferi ishte bere gati ta shpallte pavaresine e shqiptareve ne Shkup

Shkruan: Aliriza SELMANI. Idriz Seferi ishte organizator i zoti, që frymëzoi, mobilizoi dhe udhëhoqi shumë kryengritje në Anamoravë, Kosovën Juglindore dhe trojet e tjera shqiptare. Ai deri në vdekje luftoi për liri dhe pavarësi,raporotn Gazeta Kosova Sot. Se çfarë ka ndodhur që ky plan kishte dështuar, u mbetet historianëve që ta studiojnë.Kryengritësi i luftërave për një Shqipëri, Idriz Seferi, nuk kishte arritur të futej në Shkup, para më shumë se një shekulli, për të shpallur pavarësinë e gjithë shqiptarëve, meqë duket se kishte ndodhur një
mosmarrëveshje mes kryengritësve të asaj kohe. Idrizi nuk kishte shkuar në as në Vlorë, ku më 1912 u shpall

pavarësia e Shqipërisë. Baca Lush, tregonte se kur Idrizi kishte folur me Hasan Prishtinën, se kush duhej të shkonte ta ruante Ismajl Qemalin, kishte thënë: “Unë po rri me këta trima se nuk mund t’i lë vetëm e te Ismajli le të shkojë Isa se është edhe pak më i ri. Unë nuk mundem me ia kthye shpinën këtij populli”, kishte thënë Idriz Seferi. Populli i kësaj ane i është mirënjohës edhe pas vdekjes Idrizit, që ndenji me ta e nuk i la vetëm asnjë minutë. Për ta nderuar këtë figurë të madhe kombëtare, historianët e Kosovës, prej disa muajve kanë kërkuar që në qendër të Gjilanit të ngrihet shtatorja e Idriz Seferit. Kalorësi i Karadakut Historianët thonë se njëri ndër

udhëheqësit kryesorë, që organizoi luftën e popullit për çlirimin dhe mbrojtjen e viseve shqiptare nga pushtuesit osmanë, serbë, bullgarë etj., dhe për bashkimin e viseve shqiptare në një shtet kombëtar, ishte kryetrimi dhe tribuni popullor i kësaj ane, Idriz Seferi. Si i ri, ai u përball me çetat serbe e bullgare, pastaj kundërshtoi dhe luftoi autoritetet lokale osmane dhe u tregua mjaft aktiv në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Lidhjes Shqiptare të Pejës.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *