Vrasja e Liridonës: Naimi po e përjeton tmerrin në burg, po rrahet aty brenda

Naim Murseli, i arrestuar prej 1 jave me dyshimin se ka paguar 30 mijë euro për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, është ankuar se policia e ka rrahur pas arrestimit.

Kjo u bë e ditur nga babai i tij, Shaban Murseli, i cili rrëfeu takimin me djalin e tij në ambientet e burgut.

Shaban Murseli tha për mediat se Naimi i kishte thënë se “ka dëshmi, fakte dhe video”, por pa specifikuar se për çfarë bëhej fjalë.

Naim Murseli fillimisht u raportua se e kishte pranuar ngjarjen në polici, por pas pajtimit të avokatit, ai ka ndryshuar qëndrim duke e mohuar se ka lidhje në vrasjen e gruas.

“Po, po, e kam vizitu. Ai më ka thënë që më kanë rrah, por jo në burg, sipas tij Policia e ka rrah. E tash une nuk e di, kontaktova me Gjakovë më thanë që me dorë s’e kanë prekë, veç nëse e kanë rrah këtu në Prishtinë. Unë e kam lajmëru edhe avokatin, patjetër që do të drejtohem edhe në IPK. Të shohim ku është rrah edhe pse, se ai s’ka rezistu kurrë.

Ai e din më së miri qysh ka me dëshmu. Ai tha që kom fakte, kom video, dëshmi të forta ka që nuk ka porositë vrasës, as nuk ka ditë që… Dmth është krejt një pistë tjetër”, tha Shaban Murseli për Sinjalin.

Por gjithë rrëfimin e tij, Shaban Murseli tha se nuk e beson, deri të dalë e vërteta dhe të konfirmohen dyshimet e ngritura.

“Qysh më tha Naimi nuk jonë të vërteta këto akuzat që janë bërë, ato portalet çka kanë thanë e, asnjo s’jonë të vërteta. Ai e tregon më së miri vet.

Unë i besoj të vërtetës, as s’i besoj atij, as portaleve, as s’i besoj….vetëm të vërtetës i besoj.

15 min para vrasjes tha që u ndalë në market, ka ble vezë, qumësht e bukë për mëngjes”, tha ai.

Pas takimit me Naimin që po dyshohet se e porositi vrasjen e gruas së tij, Shaban Murseli komentoi edhe deklaratën e tij për hakmarrje.

Para disa ditësh ai tha se “me pasë ditë unë që e ka bo djali jem, unë isha hakmarrë vet unë me djalë tem atë ditë – ai s’ish sot gjallë”, gjë për të cilën tha se do ta bënte nëse “100% vërtetohet që e ka bërë”.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *