Historiani rumun në 1666: Luftëtarët shqiptarë janë më të mirë, më me mend se sa jeniçerët

Në studime e punime të ndryshme me vlerë historike ose në relacione e kronika ngjarjesh, historianë të huaj e personalitete politike e shoqërore, kanë dhënë gjatë shekujve mendime të shumta për popullin tonë.

Kështu për shembull historiani Sutherlan Munzier në veprën e tij “Turkey old and new” botuar në vitin 1882, në faqen 365 shkruan kështu për shqiptarët:

“Ata janë ushtarë të palodhshëm. Janë të gjallë dhe të gëzuar, zemërbardhë dhe heroikë për vendin, racën dhe për familjen e tyre. Ata janë një racë prej hekuri, të fortë ashtu siç janë dhe shkëmbinjtë e vendit ku ata banojnë. Në emrin e luftëtarit ata e kanë bërë veten e tyre të famshëm e me vlerë”.

Historiani rumun Demetrio Cantemiri në veprën “The history of the Growth and decay of the Ottoman empire”, botuar në vitin 1666, ndër të tjera shkruan:

“… Luftëtarët shqiptarë janë më të mirë, më të vendosurit dhe më me mend se sa jeniçerët. Edhe pse nuk kanë një rregullore të tyre të përcaktuar sikurse kanë jeniçerët, ata kanë si traditë zakonin: të qëndrojnë të bashkuar si në fitore, ashtu dhe në humbje.

Shqiptarët janë veçanërisht të famshëm si qëllues, janë aq të stërvitur në këtë drejtim, sa lehtësisht mund të vënë një vezë mbi kokën qoftë dhe të nënave, grave e të fëmijëve të tyre dhe ta marrin në shenjë vezën nga një largësi prej dyqind hapash…”.

Historiania Miss Edith Durham shkruan: “… Asnjë racë e huaj nuk ka mundur t’i asimilojë shqiptarët, t’u shkatërrojë atyre gjuhën dhe zakonet kombëtare. Inteligjenca e madhe e shqiptarëve u bëri ballë romakëve…”.

Po kjo më tutje shpjegon:

“… Zotërimet e huaja kanë kaluar mbi kombin shqiptar pa lënë në të asnjë gjurmë, si uji që kalon mbi shpinë të rosës”. Kurse historiani francez Jean Larmeroux thotë: “Kulti i vërtetë i shqiptarëve është kulti i Atdheut”.

Sipas arkivit të kryeministrisë turke (Bashbakanllëk arshivi) është karakteristikë tmerri që i ka zënë autoritetet e larta të pushtuesve osmanlinj në Shqipëri. Ja një nga raportet e datës 27 nëntor 1828, që serasqeri i Rumelisë, Mehmet Reshid Pasha, i drejtoi Stambollit: “Ky popull nuk don të punojë për… dovlet.

Mund të më bëjnë atentat. Tani rreh meje kam vetëm shqiptarë. Zoti më ruajt, shteti duhet të verë dorë… Mua më hiqni këtej dhe emëroni një tjetër”.

Dhe në një raport tjetër të serasqerit të Rumelisë, Mehmet Rashid Pasha, drejtuar Stambollit më 23 shtator 1830, thuhet:

“Sikurse kam raportuar dhe herë tjetër, ky popull nuk mund të krahasohet për burrëri e trimëri me asnjë popull. Kur shohin se mbi ta bie një peshë e madhe janë aq vetëmohues sa asnjë komb tjetër.

Këta janë komb luftëtar. Futja e tyre nën zap dhe nën nizam është konsideruar nga të gjithë si çështje jo vetëm e vështirë, por edhe e pamundur”.

Ndërsa një konsull i huaj detyrohet të shkruajë: “Karakteri dallues i shqiptarit është heroizmi. Në të gjitha kohët Shqipëria ka qenë djepi klasik i heronjve”.

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *