Çfarë i bën organizmit mos pirja e kafes së mëngjesit?

Njerëzit që preferojnë të nisin ditën me një filxhan kafe, e kanë të pamundur të heqin dorë nga kjo traditë.

Kafeina dhuron energji, e bën njeriun të jetë më i vëmendshëm dhe më i motivuar.

Madje sipas disa studimeve, kafeina mundet të përmirësojë edhe aftësitë e të mësuarit dhe ato motorike.

Çfarë ndodh nëse nuk e pini kafenë e mëngjesit

Nëse krejt papritur hiqni dorë nga rituali i pirjes së kafesë në mëngjes, do të ndiheni letargjikë e të plogësht.

Ju mund të ndiheni edhe të hutuar, nervozë, të mërzitur dhe përtacë.

Në shumë raste, do të ndieni dhimbje koke, madje edhe rënie të tensionit të gjakut.

Një analizë studimore e Universitetit Johns Hopkins, zbuloi se njerëzit që kanë mungesë kafeine, përjetojnë simptoma të ngjashme me gripin.

Këtu përfshihen të përzierat, të vjellat dhe dhimbjet muskulare.

Sipas kësaj analize, trupi krijon një lloj varësie ndaj kafesë, e cila ndonëse nuk është e ngjashme me atë të drogës, mbetet varësi.

Për pasojë, duke qenë se kafeinës i duhen plot 24 orë për të dalë plotësisht nga organizmi, është e logjikshme që njeriu zgjohet me dëshirën për kafe.

Pirja e kafesë konsiderohet si një ritual shoqëror, një moment i qetë dhe deri diku i gëzueshëm.

Nga ana tjetër, ka arsye të forta përse njeriu duhet të tregohet dorështrënguar me kafenë.

Këtu mund të përmendim rastin e njerëzve që kanë vështirësi në fjetje apo ata që kanë shqetësime me tretjen.

Kohëzgjatja e simptomave të lënies së kafesë

Simptomat e lënies së kafesë janë të ndryshme në bazë të organizmit të individit.

Duke qenë se vetëm aroma e kafesë nxit dëshirën për kafeinë, është tepër e lehtë t’i rikthehesh ritualit të pirjes së kafesë.

Rrjedhimisht, ekspertët rekomandojnë që njerëzit që duan të lënë kafenë, ta bëjnë atë në mënyrë graduale.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, simptomat e mungesës së kafesë shfaqen 12 deri në 24 orë nga kafeja e fundit që keni pirë dhe arrijnë kulmin në orën e 20-të apo të 51-të që nga pirja e kafesë.

Këto simptoma mund të zgjasin nga 2 deri në nëntë ditë. /AgroWeb.org

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *