Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Naim Murseli dhe e Liridona Ademaj hyjnë në një restorant në Graçanicë natën ku ajo u vra.
Në këto pamje të publikuara nga Sinjali shihet Naimi dhe Liridona me dy fëmijët e tyre duke hyrë në restorant.
Këto pamje të kamerave të sigurisë të restorantit, tashmë janë duke u përdorur si prova nga shteti në procesin e hetimeve për vrasjen e Liridonës.
Ndryshe, sonte Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar se është arrestuar edhe i dyshuari i katërt i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt.
Në një prononcim për Insajderin, zëdhënësja e prokurorisë, Laureta Ulaj tha se i arrestuari dyshohet për veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse”.
“Konfirmojmë se me urdhër të prokurorit të rastit është ndaluar i dyshuari i katërt në rastin e vrasjes së rëndë, për shkak të veprës penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndermjetesimi ose shitja e paautorizuar e armeve apo materieve plasëse“, sipas KPRK-së.”- tha Ulaj.
Tutje, Ulaj tha se pritet edhe të paraqitet kërkesa për paraburgim ndaj të dyshuarit.
“Brenda afatit ligjor, prokurori do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit“, tha ajo.