A ka përfunduar “besa”? Familja Murseli po ruhet nga policia, Ademajt thonë se ia kanë lënë në dorë drejtësisë rastin e Liridonës

Vrasja e Liridona Ademajt më 29 nëntor ka tronditur opinionin publik.

Dy ditë më vonë, u arrestuan tre të dyshuar për vrasjen e saj, përfshirë dorasin Granit Plava, bashkëshortin e të ndjerës, Naim Murseli, i cili dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen e Liridonës, si dhe Kushtrim Kokallën, si i dyshuar për bashkëpunim.

Ishte raportuar se familjeve të të dyshuarve u janë dhënë dy ditë besë, dhe se më pas do të përgjigjeshin me Kanun ndaj këtij rasti.

Indeksonline ka kontaktuar babain e Naimit, Shaban Murselin, i cili thotë se sot është vizituar nga pjesëtarë të familjes Ademaj, të cilët i kanë thënë se kanë përfunduar ditët e besës.

Ai thotë se shtëpia e tij po ruhet nga Policia e Kosovës dhe se nuk ka se çka të bëjë lidhur me këtë situatë.

“Na kanë ardhë sonte dy persona dhe na kanë thënë qe “na kërkojmë gjak”. Thonë se dojnë përmes Kanunit me e zgjidhë këtë çështje. Tek të tri familjet, dhe jo vetëm tek unë. Unë nuk muj me i thanë dikujt “mos më vraj”. Kur të don le të më vrajnë, unë s’kam çka me ba. S’kam zgjidhje. Policia m’kanë pas thanë që çdo lëvizje, çdo mesazh, me na lajmëru. I thirra e iu thash që jam i kërcenum me jetë. Iu thash që i kam dy fëmijë të mitur në shtëpi. Tash i kam dy patrolla të policisë që janë tu e rujtë shpinë. Ishte edhe një hetues civil. Unë e kam për nipat, se mu të më vrasin kur të dojnë” tha Murseli.

Ai thotë se gjendja shëndetësore e dy fëmijëve të Liridonës dhe Naimit është e mirë.

Një gjë të tillë e ka mohuar vëllau i Liridonës, Leonardi.

Ai thotë se po të donin të bënin një gjë të tillë, do e kishin bërë kohë më parë.

“[Më babanë edhe vëllaun] E kemi përmend se kemi me folë që mos me na dalë ma përpara. Gjakova është e vogël dhe mundemi me u përpjekë në ta. Për këtë arsye kanë çu njerëz, që mos me u përpjekë në ta. Vetëm që ata mos me na dalë përpara. Nëse jemi gjaknxehtë, vjen edhe deri te më e keqja. Ne besojmë në drejtësi, s’kam çka them unë për Kanun. Sikur deri tash që ua kemi lanë autoriteteve, edhe tash atyre ua lajmë” ka thënë Leonardi për Indeksonline.

Ai thotë se fëmijët e Liridonës planifikojnë t’i marrin pranë vetës kurdo t’i lejojnë autoritetet dhe Qendra Sociale. Dy djemtë e motrës thotë se nuk i kanë marrë menjëherë, për shkak të pamës që është mbajtur në shtëpi dhe gjendjes së rëndë të familjarëve të Liridonës./Indeksonline

Related Posts

Fotografon vajzat e saj në natyrë duke luajtur, në foto sheh detajin që e tmerron

Kishin rrezikuar jetën, pikërisht para syve të saj dhe të të shoqit, të cilët nuk kishin pikasur asgjë. Stacee Carter dhe bashkëshorti i saj Jack, po shëtisnin…

Nuk e paskemi ditur, ja si të bëni testin e tiroides në shtëpi vetëm me një termometër

Tiroidja është një gjëndër në formën e fluturës e vendosur në zonën e qafës, sipër klavikulës. Ka një rol shumë të rëndësishëm në mirëqenien dhe shëndetin tonë…

Vetëm 3% e njerëzve e kanë këtë shenjë në shuplakë të dorës

Shpërndaje: Fati juaj është shumë më i thjeshtë për t’u zbuluar sesa ndoshta mendoni. Chris Riley, nga Anglia, është një ndër parashikuesit më të njohur, i cila…

Nga dushi i përbashkët te bisedat intime, ja hapat që duhet të ndiqni për të rizgjuar tërheqjen në çift

Të ruash intimitetin në një marrëdhënie jo gjithmonë lind si nevojë e një marrëdhënie në distancë por edhe kur një çift jeton bashkë në të njëjtën shtëpi….

Vdekja misterioze! Nusja 23-vjeçare bie nga kati i 15-të natën e parë të martesës, pas postimit të fotove në rrjet

Një e re e sapomartuar ka rënë tragjikisht nga dritarja e katit të 15-të natën e martesës në Rusi. Ende nuk dihen arsyet e rënies së 23…

Dita në planetin Tokë mund të bëhet me 25 orë

  Hëna po largohet ngadalë nga Toka, gjë që do të ndikojë drejtpërdrejt në gjatësinë e ditës në planetin tonë. Megjithatë, dihet gjithashtu se Hëna është të…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *